Lista Guxo regjistrohet si parti politike, Gërvalla prezanton platformën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lista Guxo regjistrohet si parti politike, Gërvalla prezanton platformën

    Insajderi
    14 February 2022 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka dalë në një konferencë për media pas regjistrimit të Listës Guxo si parti politike në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve.

    Gërvalla tha se Lista Guxo është parti e qendrës së djathtë, në të cilën mirëpritet kontributi i të gjithëve.

    “Guxo është një formacion i ri politik i cili fillet e tij i ka në kokë të trazuara dhe ballafaqime me sfida të mëdha, por me një sukses të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e para një viti”, tha ajo.

    Ajo e prezantoi në vija të trasha edhe platformën e kësaj partie, duke e nisur nga arsimi. Gërvalla tha se vendit i duhet cilësi dhe ekselencë në sistemin arsimor.

    Gërvalla foli edhe për modernizimin e sistemit shëndetësor që “askush të mos ketë nevojë të udhëtojë për shërim”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark