Lista me njerëzit më të pasur në botë, kush kryeson? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Lista me njerëzit më të pasur në botë, kush kryeson?

    Insajderi
    22 May 2025 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mark Zuckerberg ka kaluar Jeff Bezos duke u bërë njeriu i dytë më i pasur në botë.

    CEO i Meta dhe themeluesi i Facebook aktualisht ka një pasuri prej 225 miliardë dollarësh, duke ia kaluar Bezos, i cili vlerësohet të ketë një pasuri prej 223 miliardë dollarë.

    Por, të dy janë ende pas shefit të Tesla, Elon Musk, i cili kryeson listën me 370 miliardë dollarë, shkruajnë mediat e huaja.

    Bëhet e ditur se pasuria e Zuckerberg është rritur me 17.3 miliardë dollarë që nga fillimi i vitit, ndërsa tre të tjerët, Musk, Bezos dhe themeluesi i Oracle, Larry Ellison, kanë shënuar humbje gjatë asaj periudhe.

    Pjesa më e madhe e pasurisë së Zuckerberg vjen nga aksionet e tij personale në Meta.

    Ai zotëron rreth 13% të aksioneve të kompanisë, e cila është rritur gati 9% që nga fillimi i vitit dhe u mbyll me 635.50 dollarë për aksion dje.

    Ndryshe, indeksi i miliarderëve të Bloomberg rendit çdo ditë njerëzit më të pasur në botë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark