CEO i Tesla-s, Elon Musk, pritet të bëhet trilioneri i parë në botë, sipas një studimi të fundit. 50-vjeçari është aktualisht njeriu më i pasur në botë dhe ka një pasuri të vlerësuar prej 263 miliardë dollarësh.
Me një rritje mesatare vketore të pasurisë prej 129%, ai mund të bëhet trilioner pas dy vitesh. Studimi i kryer nga approve.com thotë se pasuria e tij mund të shkojë deri në 1.38 trilion dollarë në vitin 2024.
“Ne analizuam vlerën neto të 30 njerëzve më të pasur në botë sipas Forbes dhe regjistruam të dhënat e gjashtë viteve të fundit. Nga këta 30, ne përjashtuam ata që nuk kishin të dhëna minimale për pesë vjet dhe për këtë arsye nuk kishin të dhëna të mjaftueshme për ne për të llogaritur një normë mesatare vjetore të besueshme të rritjes. Ne kemi llogaritur më pas normën mesatare vjetore të rritjes në përqindje për çdo anëtar gjatë gjashtë viteve të fundit dhe e ekstrapoluam këtë për të dhënë të dhëna të parashikuara për 30 vitet e ardhshme. Nga kjo, ne parashikuam se kush do të ishte i pari që do të arrinte statusin e trilionerit dhe në çfarë moshe”, thuhet ndër të tjera në studim.
I dyti që pritet të bëhet trilioner është Gautam Adani në vitin 2025, ndërsa i treti trilioner pritet të jetë Zhang Yiming në vitin 2026. Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, është në vendin e shtatë dhe parashikohet se duhet të presë deri në vitin 2030 për t’u bërë trilioner.