Lista Serbe bojkoton pjesëmarrjen në Kuvendin e Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe bojkoton pjesëmarrjen në Kuvendin e Kosovës

    Insajderi
    09 October 2016 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e Listës Serbe sot kanë vendosur për ngrirje të pjesëmarrjes në punën e Kuvendit të Kosovës dhe kanë deklaruar se në emër të interesave të popullit serb dhe demokracisë “me neveri e hedhin poshtë dhunën politike dhe juridike të parlamentit kosovar” për çështjen e Trepçës.

    Më tutje në kumtesën e Listës Serbe theksohet se nuk e njohin asnjë vendim lidhur me çështjen e Trepçës, i cili është miratuar pa marrëveshje me përfaqësuesit politikë të serbëve.

    Kjo listë ka vlerësuar se vendimi i Kuvendit të Kosovës për pronësi të kombinatit Trepça është ilegale dhe se ishte akt i vetëdijshëm për shkeljen e interesave të popullit serb në Kosovë, raporton agjencia Beta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark