Lista Serbe dërgon në Kushtetuese Ligjin për Trepçën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe dërgon në Kushtetuese Ligjin për Trepçën

    Insajderi
    13 October 2016 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e Listës Serbë sot në orën 10:00 kanë hyrë në ambientet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për të dorëzuar kërkesën për shqyrtimin e ligjshmërisë së miratimit të Ligjit për Trepçën nga ana e legjislativit.

    Kryetar i Listës Serbe, Slavko Simiq, më herët ka deklaruar për media se deputetët e Listës Serbe janë duke e përgatitur edhe kërkesën tjetër për ta dërguar për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese, lidhur me ligjshmërinë e miratimit të Ligjit për investimet strategjike, i cili po ashtu është miratuar nga Kuvendi i Kosovës./Express.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark