Lista Serbe e dërgon në Kushtetuese edhe Ligjin për Investime Strategjike – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe e dërgon në Kushtetuese edhe Ligjin për Investime Strategjike

    Insajderi
    18 October 2016 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e Listës Serbe i janë drejtuar me kërkesë Gjykatës Kushtetuese për interpretimin e ligjshmërisë së miratimit të Ligjit për Investimet Strategjike nga ana e Kuvendit të Kosovës.

    Lista Serbe i është drejtuar Kushtetueses pas deklaratës së miratuar nga kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës, të cilët kanë kundërshtuar miratimin e këtij Ligji, duke konstatuar se nxjerrja e ligjeve në këtë formë nga institucionet qendrore të Kosovës, bie ndesh me parimet e decentralizimit dhe paraqet një jo sinqeritet të qeverisë qendrore karshi institucioneve lokale, shkruan rel.

    Gjatë javës së shkuar, Lista Serbe i është drejtuar Kushtetueses edhe për Ligjin për “Trepçës”, duke pretenduar po ashtu se nuk është miratuar konform procedurave ligjore – kushtetuese.

    Të dy këto ligje, ky subjekt politik shpreson se do të anulohen nga Gjykata Kushtetuese.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark