Lista Serbe sot i ka dorëzuar mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli.
Ai tha se dorëzimin e ka pranuar zyrtarisht nga administrata.
Ndryshe, të shtunën e 5 tetorit, Lista Serbe vendosi që të largohet nga institucionet qendrore të Kosovës si dhe nga komunat në veri të vendit.
Këtë vendim Lista Serbe e mori pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.
Pas këtij vendimi edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb, zhveshën uniformat e Policisë së Kosovës. Dorëheqja, sipas tyre, u bë për shkaqe “personale dhe morale”.
Derisa, dje dhanë dorëheqje edhe kryetarët e komunave të veriut.