Deputetët e Listës Serbe janë kthyer sot në Kuvendin e Kosovës, pas pesë muajsh mungesë.
Rikthimi i tyre është përcjellë edhe me debat mes deputetësh.
Por, të njëjtit – deputetë serbë pas pak minutash janë larguar nga Kuvendi, vetëm pasi janë nënshkruar për mëditje, me qëllim që mos ta humbin mandatin e deputetit.
Pas kësaj situata ka reaguar kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Konjufca theksoi se veprimi i tillë është i ulët. Ai kërkoi nga administrata e Kuvendit që t’ua ndalë mëditjet e sotme këtyre deputetëve.
“Para se të dalim tek debati, dëshiroj që të them se ajo që bëri lista serbe sot me ardhjen pas pesë muajshe sa ditëve në Kuvendin e Kosovës vetëm për tu nënshkruar, është sjellja më e papërgjegjshme që mund ta shohim këtu në Kuvendin e Kosovës”.
“Ata qëndruan në me pak se 10 minuta këtu në Kuvend dhe dolën menjëherë. Andaj më e pakta që mund të kërkoj nga administrata sot është që të privohen nga mëditjet e sotme”, tha Konjufca.