Lista Serbe njofton se e kanë çuar në Kushtetuese votimin për nënkryetarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe njofton se e kanë çuar në Kushtetuese votimin për nënkryetarët

    Insajderi
    30 August 2025 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lista Serbe ka njoftuar se kanë dorëzuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës për “shkelje të rëndë të të drejtave të popullit serb në seancat e Kuvendit”.

    Kjo ankesë e tyre vjen pas votimit të ndodhur për nënkryetarët e Kuvendit nga komunitetet.

    “Parimet kushtetuese dhe demokratike shkelen rëndë dhe populli serb nuk është në gjendje të ushtrojë të drejtat e tij të garantuara”, thuhet në reagim.

    “Ne presim që Gjykata Kushtetuese të reagojë urgjentisht dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sundimin e ligjit, si dhe të drejtat e popullit serb në përputhje me aktet ligjore në fuqi”, shkruan në reagimin e Listës Serbe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark