Pas Ligjit për Trepçën, Lista Serbe rishqyrton marrëveshjen e koalicionit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas Ligjit për Trepçën, Lista Serbe rishqyrton marrëveshjen e koalicionit

    Insajderi
    08 October 2016 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës Ljubomir Mariq ka thënë se Lista Serbe  është duke i shqyrtuar mundësitë se si do të funksionojë në të ardhmen brenda Qeverisë së Kosovës. Ai për këtë paralajmëroi edhe takime në ditët në vazhdim.

    Mariq përmes një konference për mediaseklaroi se nga marrëveshja e Lista Serbe me partnerët e koalicionit, nuk janë përmbushur detyrimet.

    “Nga marrëveshja e koalicionit nuk është përmbushur asgjë deri më tani. Ky është problem i madh”, tha ai.

    Mariq tha se anëtarët serbë kanë biseduar me politikanët shqiptarë, por ata nuk po marrin përgjigje.

    “Ne kemi biseduar gjatë me anëtarët e Qeverisë së Kosovës dhe kemi kërkuër të bëjmë një marrëveshje”, ka shpjeguar Mariq, duke shtuar se Trepçës është shumë e rëndësishme për popullin serb në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark