Lista Serbe të kthehet në institucione, duhet të themelohet Asociacioni – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe të kthehet në institucione, duhet të themelohet Asociacioni

    Insajderi
    16 March 2017 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje përfaqësuesve të Listës Serbe që të kthehen në institucione shtetërore, për shkak se themelimi i Asociacionit ka nevojë edhe për ndihmën dhe këshillat e tyre.

    “Ju bëj thirrje përfaqësuesve serbë që të kthehen në institucione. Të drejtat e tyre mbrohen më së miri duke qenë në institucione”, ka deklaruar presidenti gjatë një konference për media në Qendrën Mediale në Graçanicë.

    Ai ka thënë se bojkotimi i Listës Serbe ndoshta është interes i Serbisë, por kjo sipas tij, nuk shkon në interes të qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë.

    “Ndoshta është interes i Serbisë që t’i lë ata jashtë institucioneve, por kjo nuk është në interes të serbëve të Kosovës”, ka shtuar ai.

    Presidenti ka thënë se autoritetet e Kosovës janë përcaktuara se do ta themelojnë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe siç e ka paraparë edhe Gjykata Kushtetuese.

    “Për ta bërë këtë ne kemi nevojë që është përfaqësuesit serbë të jenë aty dhe të ndihmojnë me këshillat e tyre”, ka thënë ai.

    “Nuk ka asnjë pengesë tjetër për themelimin e Asociacionit tash”, ka deklaruar ai, duke shtuar se Asociacioni nuk po themelohet për shkak të bojkotimit të Listës Serbe./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark