Lista Serbe thotë se i fitoi të dhjetë mandatet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe thotë se i fitoi të dhjetë mandatet

    Insajderi
    10 February 2025 - 00:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha se kjo parti i ka fituar dhjetë nga dhjetë mandatet e garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.

    Ai tha se fushata ishte “e tmerrshme dhe brutale” kundër partisë së tij, por i falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen, si dhe serbët e zhvendosur që erdhën nga Serbia për të votuar.

    “Mirënjohje e madhe për Aleksandar Vuçiqin, ne kemi një shtet, një president. Ne nuk kemi shtet tjetër, e as që po e kërkojmë”, tha Ellek në konferencën për gazetarë.

    Pas konferencës, disa vetura me flamuj të Listës Serbe dhe të Serbisë qarkulluan nëpër rrugët e Mitrovicës së Veriut, duke u rënë borive./REL/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark