×
  • Lajme
  • Lajme

    “Lista serbe ua shëtitke Hashimin nëpër Ujman” – Përplasje mes deputetes së VV-së dhe PDK-së

    Insajderi
    06 June 2024 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kanë pasur një përplasje mes vete në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të MPJD-së.

    Shkak i kësaj, ka qenë bashkëpunimi me Listën Serbe, gjë që u mohua nga të dyja “taborret”.

    Duke ia përmendur përgjimet telefonike ndërmjet shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës me kriminelin serb, Milan Radojiçiq, Musliu Shoshi tha se “Kurrgjo nuk iu ka dalë çka ka me iu dalë”, duke iu referuar skandaleve të shumta të Qeverisë Kurti.

    Por reagim të menjëhershëm pati deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, e cila akuzoi ish-presidentin Hashim Thaçi se është shëtitur me kryeterroristin, Milan Radojiçiq nëpër Ujman.

    “Tash qohet një deputete e PDK-së që e kupton gjuhën e PDK-së, saqë nuk mund të shkëputën prej Listës serbe. Në çdo diskutim të vetën e përmendin Listën serbe, Listën serbe sepse me Listën serbe e keni bërë krejt qeverisjen në vazhdimësi”, tha Kryeziu-Hyseni.

    Ndërsa deputetja e PDK-së ia kthehu se “edhe ju keni qeverisë me Listën serbe”.

    “Lista serbe iu shëtitke Hashimin (Thaçi) nëpër Ujman”, tha deputetja e VV-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark