Lista Srpska tregon pse nuk e votoi Bashën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Srpska tregon pse nuk e votoi Bashën

    Insajderi
    26 August 2025 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lista Serbe ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

    Në reagimin e saj, thuhet se deputetët e kësaj partie votuan kundër Bashës për shkak të qëndrimi të këtij të fundit ‘’anti-serb, të cilin e përsëriti edhe në seancën e sotme’’.

    Nga Lista Serbe është thënë edhe se me fjalimin e tij, sipas tyre, Basha ka treguar se nuk është dikush që mund t’i bashkojë deputetët.

    “Për shkak të qëndrimit të tij anti-serb, të cilin e përsëriti edhe në seancën e sotme të Kuvendit në Prishtinë, me kualifikime nga më të rëndat ndaj popullit serb dhe shtetit të Serbisë, të nëntë deputetët e Listës Serbe votuan kundër Dimal Bashës, i propozuar nga Vetëvendosje e Kurtit për Kryetar të Kuvendit.

    Në fjalimin që mbajti pas zgjedhjes në postin e Kryetarit të Kuvendit, Basha tregoi se nuk është dikush që mund t’i bashkojë deputetët, duke ia kushtuar më shumë se gjysmën e fjalës së tij fyerjeve në adresë të popullit serb”, thuhet në reagim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark