Një gjykatë në Lituani ka dënuar një qytetar rus dhe një ish-ushtarak lituanez për spiunim për Rusinë.
Gjykata rajonale në Siauliai ka dënuar rusin Sergei Moiseyenko, 66 vjeç dhe ish-oficerin e forave ajrore, Sergejus Pusinas, 33 vjeç për spiunazh.
Moiseyenko është dënuar me 10 vjet e gjysmë burgim, ndërkaq Pusinas me 5 vjet burgim.
Të dy ishin arrestuar në dhjetor të vitit 2014 dhe janë akuzuar se i kanë dhënë të dhëna sekrete ushtarake Rusisë.