Sipas mediave gjermane, i vdekuri i nëntë besohet se është njëri nga sulmuesit. Trupi i tij është gjetur rreth një orë më parë një kilometër larg nga qendra tregtare Olympia, ku ndodhi sulmi.
Mediat gjermane shkruajnë se trupi i personit të 9-të të vdekur është gjetur në një lum afër qendrës tregtare dhe besohet ta ketë vrarë vetën.
Një veteran i policisë, Oliver Bendixen ka thënë se trupi i gjetur besohet se është i njërit prej sulmuesve që hapi zjarr në qendrën tregtare.
Policia i është afruar trupit të pajetë me kujdes të shtuar pasi janë frikësuar se mund të ketë eksplozivë në çantën e tij. Policia gjermane akoma nuk ka konfirmuar këto informacione./Insajderi.com