Të shtënat me armë në një qendër tregtare në Munih të Gjermanisë kanë lënë të vdekur deri më tani sipas të dhënave zyrtare 3 persona.
Mediat gjermane raportojnë se sipas të dhënave jo zyrtare dyshohet për mbi 15 persona të vdekur brenda qendrës.
Policia: Disa të vdekur nga të shtënat me armë në Munich
E në të njëjtën kohë, po vazhdon edhe operacioni i madh i Policisë së Gjermanisë për të kapur të dyshuarit që kanë shtënë me armë por ende nuk dihet nëse ka të tillë brenda në qendrën tregtare.
Në të njëjtën kohë dhjetëra qytetarë janë xhiruar teksa kanë dalë të shokuar dhe të frikësuar për vdekje nga qendra tregtare ku ka ndodhur sulmi.
Ende asnjë organizatë nuk ka marrë përsipër këtë sulm. /Insajderi.com