Tre personat të cilët dyshohen se kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të njerëzve në një qendër tregtare në Munih të Gjermanisë janë ende në arrati.
Sipas njoftimeve të medieve gjermane, Policia në Gjermani tashmë ka dalë në rrugë dhe është në ndjekje të tyre.
Personat që kanë gjuajtur me armë në dyqanin e ushqimit “Mc Donalds” në këtë qendër tregtare janë në arrati dhe kanë ikur në tri drejtime të ndryshme.
Deri më tani zyrtarisht janë gjetur trupat e pajetë të tre personave por dyshohet se nga të shtënat me armë kanë mbetur të vrarë afro 15 të tjerë./Insajderi.
Lexo sesi ka rrjedhur i gjithë sulmi:
Të shtëna armësh në qytetin e birrës – dyshime për sulme terroriste
LIVE: Tre persona të vrarë në Munih, operacioni policor vazhdon