Liverpool dëshiron një sulmues të ri, këta pesë emra janë kandidatët kryesorë - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Liverpool dëshiron një sulmues të ri, këta pesë emra janë kandidatët kryesorë

    Insajderi
    15 July 2025 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liverpool janë të fokusuar që të nënshkruajnë me një sulmues të ri për të forcuar fazën ofanzive përpara sezonit 2025/2026. 

    ‘Të Kuqtë’ kanë vendosur si prioritet që repartet e tyre sulmuese të jenë të frikshme, me më shumë se një opsion për secilën nga tre pozicionet në repartin ofensiv. 

    Alexander Isak është një nga pesë emrat në radarin e Liverpoolit për të zënë rolin e sulmuesit qendror sezonin e ardhshëm. 

    Sipas The Athletic, një kalim i Darwin Nunez mund të aprovohet, për shkak të interesit të fortë nga Napoli dhe Al‑Hilal. 

    Luis Diaz gjithashtu ka tërhequr interes nga Bayern Munich dhe Barcelona, por në ‘Anfield’ kanë besimin se kolumbiani do të qëndrojë. 

    Për këtë arsye, drejtori sportiv Richard Hughes po e vendos si prioritet sjelljen e një sulmuesi të ri për ta kompletuar skuadrën e Arne Slot. 

    Raporti shton se Liverpool kanë përgatitur një listë prej pesë emrash, që përfshin Alexander Isak, Hugo Ekitike, Viktor Gyokeres, Victor Osimhen dhe Nicolas Jackson. 

    Megjithatë, Gyokeres dhe Ekitike janë afër nënshkrimit për te Arsenal dhe Neëcastle, ndërsa Osimhen pritet të transferohet përfundimisht te Galatasaray.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark