Liverpool e përjetëson Diogo Jotën: Ai do të jetë gjithmonë numri ynë 20 - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Liverpool e përjetëson Diogo Jotën: Ai do të jetë gjithmonë numri ynë 20

    Insajderi
    18 July 2025 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liverpooli ka shtuar një seksion të ri në faqen zyrtare të internetit si homazh për Diogo Jotën pas vdekjes së tij të parakohshme.

    Më 3 korrik, Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, humbën jetën kur makina e tyre u aksidentua në orët e para të mëngjesit në veri të Spanjës.

    Sulmuesi 28-vjeçar kishte lidhur së fundmi kurorë me dashurinë e tij të fëmijërisë në një ceremoni në vendlindjen e tij në Portugali, pas një sezoni që përfundoi me suksese dhe trofe si me klubin ashtu edhe me Kombëtaren.

    Pas ngjarjes tragjike, Liverpooli njoftoi se fanella me numrin 20 e Jotës do të tërhiqej menjëherë nga të gjitha nivelet, pas konsultimit me bashkëshorten e tij dhe familjen.

    Që nga ajo kohë, klubi ka zgjeruar homazhin edhe në faqen zyrtare.

    Në seksionin e faqes ku renditet skuadra e parë e meshkujve sipas pozicioneve, një link për profilin e Jotës është përjetësuar nënntitullin ‘përgjithmonë’.

    Profili i Jotës tani përmban një homazh për sulmuesin, i cili mbyllet me fjalinë: “Ai do të jetë gjithmonë numri ynë 20.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark