Liverpooli raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e një ish-lojtari të Manchester Cityt si zëvendësues i mundshëm për Darëin Nunez.
Në verën e vitit 2022, Nunez kompletoi transferimin nga Benfica tek Liverpooli në një marrëveshje të vlefshme për 64 milionë euro, e cila mund të rritet eventualisht në një shifër rekord të klubit prej 85 milionë eurosh.
Sidoqoftë, 25-vjeçari ka psur vështirësi që t’i fitojë zemrat e tifozëve për shkak të paraqitjeve të tij të cilat morën kritika të rënda.
Deri më tani në sezonin 2024/2025, Nunez ka arritur të shënojë katër gola dhe të dhurojë tri asistime në 23 ndeshej në të gjitha garat.
Me afrimin e afatit kalimtar të janarit, ishte raportuar se interesim për transferimin e tij ka shprehur Milani.
Ishte sugjeruar se ‘Rossonerët’ janë të gatshëm të paguajnë 5 milionë euro për huazimin e uruguaianit dhe eventualisht ta blejnë kartonin për 45 milionë euro.
Pas këtyre raportimeve, Liverpooli ka filluar punën për të gjetur një lojtar të ri dhe tashmë janë lidhur me ish-sulmuesin e Cityt, Liam Delap, i cili po shkëlqen tek Ipsëich Toën.
21-vjeçari deri më tani ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar një asistim në 17 ndeshje të luajtura në Ligën Premier.
Siç ka raportuar Daily Mail, Delap është i kërkuar nga një numër klubesh angleze duke përfshirë vet Man Cityn pastaj klube si Liverpool, Chelsea dhe Man United.