Me sulmuesin Christian Benteke që i kushtoj 32 milionë paund i cili nuk është duke bërë paraqitje të nivelit që të kuqtë kërkonin. Tashmë Jurgen Klopp është vënë pas sulmuesit të Deportivo La Corunas, Lucas Perez, njofton e përditshmja italiane “Corriero dello Sport”, raporton Insajderi.
Perez pasi kaloi tërë karrierën duke u luajtur në pozicionin e sulmuesit të krahut apo mesfushorit të avancuar, Perez këtë sezon është paraqitur si sulmues ekstrem dhe kjo iu ka shpërblyer klubit spanjoll.
27-vjeçari ka shënuar 14 gola dhe ka bërë 4 asistime në 23 paraqitje në La Liga këtë sezon, përveç kësaj ai ka barazuar rekordin e legjendës së klubit, Bebetos duke shënuar në 7 ndeshje radhazi.
Ish-futbollisti i Atletico Madridit po ashtu ka thyer rekordin e golave të shënuara nga një Galician për vetëm një stinor në La Liga, me 12 gola.
Liverpooli ka probleme me sulmues pasi Benteke nuk po shfaq performanca të mira, sulmuesit e tjerë Dany Ings dhe Daniel Sturridge kanë pasur lëndime të njëpasnjëshme në këtë stinor.