Liverpooli ka pësuar humbje të thellë në shtëpi 0:3 nga Atalanta, në ndeshjen e parë cerekfinale në Ligën e Evropës.
Scamacca kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 38-të të ndeshjes, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.
Në të dytën, kur pritej rikthimi i “Reds”, Atalanta shënoi edhe dy herë tjetër.
Scamacca shënoi në minutën e 60-të, kurse Pasalic në të 83-tën.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Itali, por Atalanta me një këmbë është në gjysmëfinale pas kësaj fitoreje të madhe.