Liverpooli në rrezik të humbasë lojtarin, Atletico Madrid gati të përfitojë falas - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Liverpooli në rrezik të humbasë lojtarin, Atletico Madrid gati të përfitojë falas

    Insajderi
    18 September 2025 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Andrew Robertson është gjithnjë e më pranë një largimi nga Liverpooli, teksa kontrata e tij me klubin anglez përfundon në qershor të vitit 2026.

    E ardhmja e tij duket se do të jetë larg Anglisë, dhe Spanja është shfaqur si destinacioni më i mundshëm.

    Atletico Madrid, që e kishte shfaqur interesin për lojtarin edhe gjatë afatit kalimtar të verës, mbetet klubi më i favorizuar për të siguruar shërbimet e tij.

    Atletico synon të përfitojë nga fakti që lojtari mund të largohet falas, duke qenë se mund të nënshkruajë paraprakisht që në janar.

    Eksperienca e Robertson dhe profili i tij mbrojtës përputhen me kërkesat e Diego Simeones.

    Lojtari ka qenë pjesë kyçe e një periudhe të lavdishme me Liverpoolin, ku ka fituar Ligën Premier, Ligën e Kampionëve dhe disa trofe të tjerë nën drejtimin e Jurgen Klopp dhe trajnerit aktual Arne Slot.

    Pavarësisht interesit nga klube të tjera evropiane, Robertson duket i tërhequr nga ideja për të provuar La Ligën.

    Atletico Madrid mbetet destinacioni më i mundshëm, me zhvillimet që priten në negociatat gjatë muajve të ardhshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark