×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Liverpooli planifikon goditjen e dyfishtë që do t’u kushtonte atyre 140 milionë euro

    Insajderi
    04 October 2024 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liverpooli raportohet se po konsideron transferimin e dy lojtarëve gjatë afatit kalimtar të janarit pasi ata duan që të rrisin shanset e tyre për të fituar Ligën Premier këtë sezon.

    ‘Të Kuqtë’ kanë pasur një start perfekt të sezonit nën udhëheqjen e trajnerit të ri Arne Slot, teksa momentalisht ata kanë një pikë më shumë se kampioni në fuqi Manchester City dhe Arsenali që përfundoi në pozitën e dytë sezonin e kaluar.

    Ata gjithashtu kanë marrë dy fitore nga dy ndeshje të zhvilluara në formatin e ri të Ligës së Kampionëve, duke përfshirë atë me rezultat 2-0 ndaj Bolognas të mërkurën.

    Ekipi i Slot ka nevojë gjithashtu për përforcime në fazën e mbrojtjes, ndërsa një qendërmbrojtës është në listën e prioriteteve të tyre.

    Është raportuar tashmë që Liverpooli mund të transferojë jo një, por dy qendërmbrojtës gjatë afatit të janarit.

    GiveMeSport ka raportuar se Liverpooli po bën gati ofertat për Jarrad Branthwaite (Everton) dhe Marc Guehi (Crystal Palace).

    Është nënvizuar se Guehi mund të bëhet ‘një objektiv kryesor’ për gjigantin anglez, ani pse Branthëaite mbetet nënshkrimi i tyre i preferuar.

    Raporti shton se Liverpooli mund të detyrohet të paguajë 70 milionë euro për secilin prej tyre, ani pse ata do të tentojnë fatin e tyre për të zbritur çmimet e lojtarëve.

    Branthwaite është i lidhur tek Evertoni me një kontratë deri në vitin 2027 ndërsa ajo e Guehit tek Palace skadon në vitin 2026.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark