Liverpooli s'e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, mposhtet nga Fulhami - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Liverpooli s’e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, mposhtet nga Fulhami

    Insajderi
    06 April 2025 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liverpooli ka pësuar humbje me rezultat 2-3 në udhëtim ndaj Fulhamit në kuadër të javës së 31-të në Premier Ligë.

    Të parët që kaluan në epërsi ishin “reds” të cilët realizuan për 1-0 në minutën e 14-të përmes Alexis Mac Allister.

    Fulhami nuk humbi shumë kohë, duke përmbysur rezultatin.

    Fillimisht për të barazuar shifrat realizoi Ryan Sessegnon në minutën e 23-të i cili u gjend në vendin e duhur për rezultatin 1-1.

    Në minutën e 32-të Alex Iwobi me ndihmën e një devijimi arriti të shënojë për 2-1 duke mposhtur portierin Caoimhin Kelleher.

    Teksa po i afroheshin fundit të pjesës së parë Fulhami shënoi edhe një herë tjetër, kësaj radhe përmes Rodrigo Muniz (37’) i cili gjeti rrjetën për 3-1.

    Liverpooli u këndell në pjesën e dytë, madje arritën të shënojnë edhe një gol por duke mos arritur që ta evitojnë humbjen.

    ‘Të Kuqtë’ patën mundësinë që të barazojnë gjithçka në minutën e 79-të, por fatkeqësisht goditja e Harvey Elliott u ndal nga shtylla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark