Liverpooli synon yllin e Barcelonës për të zëvendësuar Konaten - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli synon yllin e Barcelonës për të zëvendësuar Konaten

    Insajderi
    16 September 2025 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ibrahima Konate është pranë largimit nga Liverpooli në fund të sezonit, me Real Madridin që shihet si destinacioni më i mundshëm për qendërmbrojtësin francez.

    Drejtuesit e klubit anglez kanë filluar kërkimet për një pasues të denjë dhe emri që ka dalë në plan të parë është ai i Ronald Araujos.

    Mbrojtësi uruguaian i Barcelonës po kalon një periudhë të vështirë në “Camp Nou”, ku ka humbur rolin si titullar i padiskutueshëm.

    Lëndimet dhe konkurrenca nga Pau Cubarsi e Eric Garcia e kanë lënë Araujon jashtë formacionit. Si pasojë, vlera e tij në treg ka rënë, por mbetet ende e lartë.

    Barcelona është e hapur për shitje dhe kërkon të paktën 50 milionë euro. Klubi nuk e konsideron më të paprekshëm dhe një shitje do ndihmonte financiarisht.

    Liverpooli e sheh Araujon si zëvendësuesin ideal për Konaten, pasi klubi anglez vlerëson fizikun, karakterin dhe përvojën e tij në nivele të larta.

    Edhe vetë lojtari është i hapur për largim, pasi kërkon më shumë minuta, gjë që nuk po e gjen te Barcelona.

    Liverpooli është më i avancuari në garë dhe mund të bëjë një ofertë zyrtare gjatë verës 2025.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark