×
  • Sport
  • Sport

    Liverpoolit i largohen dy futbollistë të rëndësishëm, lirohet buxheti i pagave prej 15 milionë eurove

    Insajderi
    01 July 2024 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liverpooli ka ndaluar zyrtarisht pagesën e pagave të Thiago Alcantara dhe Joel Matip pasi kontrata e të dy lojtarëve me The Reds përfundoi ditën e djeshme më 30 qershor.

    Tifozët e Liverpoolit e kanë ditur për një kohë që Thiago dhe Matip do të largoheshin nga klubi në fund të sezonit së bashku me Jurgen Klopp, por me kontratë ata ishin ende lojtarë të Liverpool deri më 30 qershor.

    Thiago luajti vetëm pesë minuta futboll gjatë gjithë sezonit, pasi ai luftoi me një dëmtim në ijë gjatë gjithë sezonit të kaluar.

    Ndërkohë, Matip luajti vetëm 14 ndeshje gjatë gjithë sezonit, pasi ai gjithashtu kishte disa lëndime dhe momentin që u rikthye më nuk kishte hapësira për të.

    Megjithatë largimi i dy lojtarëve nga The Reds ka bërë që Liverpooli të festojë, pasi buxheti i pagave është lehtësuar.

    Thiago fitonte 200,000 funte në javë në Liverpool, që doli të ishte 10.4 milionë funte në sezon. Matip fitoi gjithashtu 100,000 funte në javë, që është 5.2 milion funte në vit.

    Kështu, largimi i tyre e sheh Liverpoolin të kursejë 15 milionë funte në paga nga sezoni i kaluar.

    Këto para tani mund të riinvestohen në nënshkrime të reja pasi pritet afrime cilësore në Anfield. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark