Livia Brunga vendos 'vulën' për raportin me Mevlanin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Livia Brunga vendos ‘vulën’ për raportin me Mevlanin

    Insajderi
    22 April 2025 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Livia Brunga mori vëmendje të madhe me paraqitjen në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania.

    Ajo brenda u komentua tejet shumë për raportin me Mevlan Shabën, pasi bëri disa deklarata të forta.

    Pas daljes, bukuroshja është rikthyer aty ku mori famën, në programin e dashurisë “Përputhen”.

    Foto: Screenshot/Instagram

    E pyetur nga moderatorja Megi Pojani nëse ka marrë fund çdo gjë, ajo ka qenë e prerë.

    “Po tash momentalisht mund të them që ka marrë fund”, u shpreh ajo.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Më pas iu ndërrua pyetja duke i thënë nëse është akoma e dashuruar në të.

    “Dashuruar është fjalë shumë e madhe, jam e dashuruar vetëm me veten. Nuk gënjej”, theksoi ndër tjerash.

    Siç lë të kuptohet, marrëdhënia e tyre ka ngelur pezull nga të dyja palët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark