Orët e para të mëngjesit të sotëm, Livia ka hapur zemrën me një prej banoreve që i kemi parë të kenë një raport tepër të ngushtë me njëra-tjetrën. Ajo i ka treguar Rozana Radit për herë të parë marrëdhënien që ka me të atin.
Livia është shprehur se prindërit e saj janë ndarë që kur ajo ishte 1-vjeçe dhe për herë të parë ajo ka mundur ta takonte të atin në moshën 6-vjeçare.
Ndër të tjera ajo ka dhënë dhe “një mesazh” tepër të vyer që nëna e saj i ka thënë për të atin: “Vetëm shpirti i tij e din se çfarë do të thotë të mos shohësh fëmijën tënd”.
Janë ndarë kur unë isha 1-vjeçe. Unë nuk e kam parë babin. Ai ishte, në atë kohë, “më ndau gruaja, ik, s’dua me ta pa më bojën!”.
E takova kur isha 6-vjeçe, nuk e di se si i lidhi kontaktet mami im, sepse më thoshte “jam pro, ti duhet të njohësh babain tënd”, po unë 6-vjeçe, ai duhet të kishte vendosur për mua
Ti nuk e imagjinon! Kur erdhi atëherë të merrte tek stacioni i trenit, dhe mami më tregon që atëherë jam mek, qaja, sepse nuk e njihja. Mua më dukej sikur po më lije me një njeri të huaj
Mami më ka thënë gjithmonë: “Vetëm shpirti i tij e din se çfarë do të thotë të mos shohësh fëmijën tënd”. Nuk e di… Deri kur të bëhem vet prind ndoshta s’do e di kurrë! Kam kureshtje ta takoj. Unë jam mikëpritëse. Unë nuk kam inat, nuk kam hatërmbetje, nuk kam asgjë. Kam vetëm kureshtje ta njoh.