22 mijë e 111 euro kanë kushtuar shpenzimet e të parës së shtetit, Vjosa Osmani dhe Zotëriut të Parë, Prindon Sadriut bashkë me gjashtë zyrtarë të kabinetit në udhëtimin zyrtar në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për katër ditë, këto janë shpenzimet për akomodim, udhëtim dhe shpenzime të tjera që kanë shpenzuar gjatë udhëtimit me 24-28 tetor të këtij viti. Gazeta Insajderi sjell detajet nga dokumenti.
Gazeta Insajderi këto shpenzime i ka siguruar përmes kërkesës për qasje në dokumente zyrtare. Por në kërkesën e Insajderit nuk është përfillur edhe kërkesa për “mëditjet”. Nga presidenca kanë sqaruar se mëditjet deklarohen në formularin e deklarimit të pasurisë.
Sipas dokumentit, presidentja Vjosa Osmani në këtë udhëtim ka qenë bashkë me bashkëshortin, Prindon Sadriun dhe gjashtë zyrtarë.
Shefja e shtetit, sipas dokumentit ka shpënzuar 5 mijë e 551 euro ndërsa Zotwriu i Parë, Prindon Sadriun ka shpenzuar 2 mijë e 229 euro.
Sipas dokumentit, në këtë udhëtim Learta Hollaj ka shpenzuar 3.328 euro, Egnesa Vitia ka shpenzuar 3.280 euro, Rejhan Vuniqi ka shpenzuar 3.540 euro, Dora Musa ka shpenzuar 3.440 euro, Erduan Zeqiri ka shpenzuar 3.270 dhe Denis Sllovinja ka shpenzuar 3.461 euro.