Ulje dënimesh për skandalin e pasaportave - Natali Velijajt i hiqen 4 vjet burgim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ulje dënimesh për skandalin e pasaportave – Natali Velijajt i hiqen 4 vjet burgim

    Insajderi
    22 February 2016 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dënimet për korrupsionin 16 milionësh janë përgjysmuar. Dy të akuzuarve kryesor për aferën e pasaportave u janë hequr nga katër vjet burgim.

    Shtetases gjermane, Natali Velijaj, Gjykata e Apelit ua ka hequr nga katër vjet, prej dënimit prej 12 vjetësh, ndërsa Fisnik Blakajt ia ka hequr gjashtë nga 12 vjet.  Ata do të paguajnë edhe nga 25 mijë euro gjobë.

    Insajderi ka zbuluar se aktgjykimi i Gjykatës se Apelit ka shkuar në favor të të dënuarve. Kolegji me shumicë gjyqtarësh të EULEX-it ka vendosur që t’i ulë dënimet edhe për të akuzuarit tjerë.

    Kolegji ka vendosur që Ergyn Doganit t’i zbritet dënimi nga 8, në pesë vjet. Imer Fazliut nga 5 vjet, në dy vjet e gjysmë. Nazmi Thaçit i është ulur dënimi nga 4 vjet, në një vit e gjysmë. Betim Blakajt i janë hequr më së shumti vjet burgimi. Prej 8 vjetëve dënimi i është zbritur në një vit.

    Krejtësisht të pafajshëm Gjykata i ka shpallur Jakup Blakqorin dhe Sefedin Shalën.

    Dënimet i ka konfirmuar për Insajderin, avokati i Natali Velijajt, Ali Beka.

    Gjykata ka ka rrezuar krejtësisht veprën penale të krimit të organizuar.

    Velijaj dhe Fisnik Blakaj janë dënuar sepse si themelues dhe drejtues të një grupi kriminal kanë përvetësuar këtë shumë parash që do të duhej të shkonin për kompaninë austriake, OESD. Gati gjysma e këtyre parave janë gjetur.

    Grupi kriminal i drejtuar nga Natali Velijaj, pronare e firmës Consulting Eu është vërtetuar se kanë planifikuar gjithçka për të përvetësuar paratë. Madje edhe disa firma ishin hapur pak ditë para vjedhjes së parave.

    669 mijë euro nga shuma prej 104 milion eurosh të përvetësuara, Velijaj, një shtetase gjermane i kishte derdhur në llogaritë bankare të firmave “Pirro SH.P.K.”, “FIB OIL”, “Construction Beton”, “Qeramika”, “RON ING SHPK”.

    Pronarët dhe menaxherët e këtyre firmave Nazmi Thaçi nga Kramoviku i Rahovecit, Sefedin Shala nga Duboviku i Deçanit, Imer Fazliu nga Bokshiqi i Klinës, Jakup Blakqori nga Letanci i Podujevës, Ergyn Dogani nga Prishtina janë dënuar si pjesë e një grupi kriminal të udhëhequr nga Natali Velijaj dhe Fisnik Blakaj.

    Paratë që Velijaj do të duhej t’i transferonte në kompaninë austriake OeSD, është përpjekur t’i shpërlajë nëpërmjet këtyre firmave ndërtimore e tregtare.

    Që nga 13 dhjetori 2011 deri më 3 gusht 2012 Natalio Velijaj ka marrë pagesa që arrijnë shumën prej 3,361, 283. 25 euro nga Ministria e Punëve të Brendshme në llogarinë e saj bankare të cilat ishin të destinuara për palën e dëmtuar në këtë rast OeSD. 1, 941, 028. 12 euro nga kjo shumë për OeSD, ka tërhequr 648, 553, 87 euro në para të gatshme dhe pjesën tjetër e mbetur ia ka transferuar pranuesve të ndryshëm. Në veçanti kompanisë së ndërtimit ‘Beton’, ‘Pirro’, ‘Qeramika’ dhe ‘PRO ING’ transferoi u transferoi 669,000 eurove.

    Prokuroria kishte zbuluar se më 14 dhjetor 2011, Natali Velija kishte transferuar një total prej 200,000 Eurosh në llogarinë bankare të kompanisë “PIRRO SHPK”. Pronari i PIRRO është Hashim Shala, dhe Ergyn Dogani është i shënuar si një pjesëmarrës i autorizuar në kompani. Më 14 dhe 15 dhjetor 2011, Ergyn Dogani kishte tërhequr shumën e sipërpërmendur prej 200,000 eurosh në para të gatshme.

    Më 19 Dhjetor 2011, Natali Velija kishte transferuar 100,000 Euro tek llogaria bankare e kompanisë “RON ING SHPK”, dhe më 27 Dhjetor 2011, 100,000 te tjera tek llogaria e njëjtë bankare. Pronari i kompanisë RON ING është Sefedin Shala. Imer Fazlia është i shënuar si pjesëmarrës i autorizuar i kompanisë.

    Ndërmjet 19 dhe 20 Dhjetorit 2011, Imer Fazlia kishte tërhequr 96, 000 euro në para të gatshme dhe ndërmjet 21 dhe 24 dhjetorit 2011, Sefedin Shala kishte tërhequr 5, 500 euro në para të gatshme. Ndërmjet 27 dhe 30 Dhjetorit 2011 Imer Fazlia kishte tërhequr 69,000 euro të tjera në para të gatshme. Sefedin Shala kishte tërhequr 31,400 euro gjatë periudhës së njëjtë.

    Më 22 shkurt 2012, Natali Velija kishte transferuar 100,000 euro në llogarinë bankare të kompanisë Qeramika LB Kosova SHPK, pronarë të së cilës janë Jakup Blakqori dhe Ergyn Dogani. Më 1 mars 2012 kishte transferuar një tjetër shumë prej 100,000 eurove tek llogaria e njëjtë bankare. Më 16 mars 2013, 135,000 euro ishin transferuar tek kompania PIRRO që më pas ishin tërhequr në para të gatshme nga Ergyn Dogani. Pjesa e mbetur prej 65,000 eurove ishte tërhequr në para të gatshme nga llogaria bankare e kompanisë Qeramika nga Jakup Blakqori dhe Ergyn Dogani.

    Më 1 mars 2012 Natali Velija ka transferuar 20,000 euro në llogarinë bankare të kompanisë Construction Beton SHPK dhe më 30 Gusht 2012 ka transferuar 49,000 euro në llogarinë e njëjtë bankare.

    Kompania austriake OeSD kishte nënshkruar kontratën me Ministrinë e Punëve të Brendshme më 17 qershor 2011 për furnizim me sistemin e personalizimit të pasaportave elektronike dhe dërgimin e pasaportave të zbrazëta sikurse edhe sistemin e-pasaportave. Partnerë në Kosovë kishte prezantuar kompaninë e Velijajt e cila atë kohë ishte nën hetime sikurse edhe Fisnik Blakaj.

    Prishja e kontratës në mes të MPB-së dhe OeSD-së pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Arbitrazhit në Paris. Ndërkohë MPB-ja ka lidhur kontratë për pasaporta me një komani gjermane të quajtur G&D.

    Më 30 qershor 2010 është nënshkruar kontrata në mes FIMEX (kompani me të cilën Natali Velija dhe Fisnik Blakaj janë të lidhur), “Plazidus Management Consulting”, kompani kjo e Velijajt dhe OeSD.

    Një kontratë publike e furnizimit sipas prokurorit është nënshkruar më 17 qershor 2011 ndërmjet OeSd dhe MPB-së për furnizimin me sistemin e personalizimit të pasaportave elektronike dhe dërgimin e pasaportave të zbrazëta sikurse edhe sistemin E-pasaporta. Kompania Consulting EU Sh.p.k (CE) është themeluar në Prishtinë më fatin 3 shtator 2011 me qëllim të përfaqësimit zyrtar i OeSD  në Kosovë, për kontratën publike për furnizimin e sipërpërmendur. Natali Velija është drejtoreshë menaxhuese./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark