Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Elvis Hoxha dhe Zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, kanë humbur kontrollin.
Ai thekson se dështimi në nivel qendror dhe lokal, së bashku me rënien e VV-së në Drenas, “i ka alarmuar trushpëlarët”.
Lladrovci reagon ndaj dyshes që tha se “ia kanë lakuar emrin”, duke shprehur:
Postimi i tij i plotë:
E humbën kontrollën!
Elvis e Blerim e kollan kusur, janë lëshue në lakimin e emrit tim. Dështimi i plotë në nivel qendror e lokal, si dhe rënia e lirë e Vv-së në Drenas, i ka alarmuar trushpëlarët.
Këtë rënie, nuk mund ta ndalin as agjentë e as bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja, e as shërbimet në Ballkan.
E keni humbur kontroooollën!