×
  • Lajme
  • Aktuale

    Lladrovci i bënë nder Don Xhonit, i lëshon pronën publike për biznes

    Insajderi
    21 January 2022 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka dhënë leje shfrytëzimi për një pronë komunale shokut të tij, reperit Don Xhoni. Reperi tashmë ka nisur punimet për të hapur një lokal “shisha bar” në Drenas. Derisa për zhvillimin e biznesit të tij, tash ka në shfrytëzim edhe një pjesë të tokës së komunës që ndodhet para lokalit e që deri tash shfrytëzohej për parking.

    Xhonatan Isufi, i njohur me emrin artistik Don Xhoni, është reperi më i ri që ka thyer rekord gjatë kohës së pandemisë. Ai gjatë vitit të kaluar u bë senzacion edhe nëpërmes rrjetit social tik tok.

    Por për qytatarët e Drenasi ai shumë shpejt do të nihet edhe me një biznes që pritet ta hapë. Ai ka nisur punimet për të hapë një lokal “shisha bar” në këtë komunë.

    Gazeta Insajderi merr vesh se hapësira e tokës para lokalit në të cilin Don Xhon ka nisur renovimin, është pronë e komunës. Kjo pronë që deri tash shfrytëzohej si parking, i është dhënën në shfrytëzim Don Xhonit nga kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci.

    Lladrovci e Don Xhoni janë shokë të mirë mes veti. Këtë e kanë pohuar ata vet edhe përmes rrjeteve sociale ku kanë publikuar edhe fotografi. Edhe gjatë kohës së fushatës Don Xhoni e kishte mbështetur Lladrovcin për kryetar të Drenasit.

    Leja e shfrytëzimit të pronës komunale, Don Xhonit iu lëshua nga miku i tij në nëntor të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në një përgjigje për Insajderin, Flutra Avdiu, drejtoreshë e Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, tha se leja e ndërimit është dhënë për më pak se një vit.

    “Aplikuesi ka dorëzuar aplikacionin për marrjen në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës me datë 04.10.2021, aplikacioni është proceduar për shqyrtim në komisionin vlerësues për rekomandim të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës bazuar në Rregulloren e Kuvendit të Komunës 12-Nr.400/01-51554 për caktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës së paluajtshme të komunës”, thuhet në përgjigje.

    No description available.
    No description available.

    Ajo tha se ky vendim është dhënë nga komisioni vlerësues dhe është miratuar edhe në Kuvendin e Komunës së Drenasit.

    “Bazuar në rekomandimin e komisionit vlerësues dhe pas kalimit të afatit të ankesës, është nënshkruar kontrata me palën në të cilën janë përcaktuar të drejtat dhe obligimet e palëve kontraktuese ashtu siç parashihet me Rregulloren e Kuvendit të Komunës 12-Nr.400/01-51554 për caktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës së paluajtshme të komunës të miratuar me vendimin 12-Nr.400/01-51554 me datë 26.11.2020 në kuvendin e Komunës së Drenasit”, tha Avdiu.

    Për hapjen e lokalit ka njoftuar përmes instagramit edhe vet reperi Don Xhoni. /Gazeta Insajderi

    No description available.
    No description available.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark