Ramiz Lladrovci, si fituesi i balotazhit në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit, të enjten merr detyrën e re në drejtimin e komunës.
“Betimi i Kryetarit të Komunës do të bëhet me datën 29.12.2016 (e enjte) duke filluar në ora 13:00 në Sallën e Kuvendit të Komunës (objekti i ri i Komunës, kati përdhes)”, thuhet në njoftimin e komunës së Drenasit.
Lladrovci fitoi zgjedhjet në këtë komunë në balotazh kundër kandidatit të Nismës për Kosovën, Isa Xhemajli.
Drenasi shkoi në zgjedhjet e jashtëzakonshme pasi që Nexhat Demaku, që mbante postin e kryetarit, iu konfirmua nga Gjykata e Apelit, dënimi me tre vjet burgim në rastin “Drenica 2”.