Lladrovci kërkon shkarkimin e Bashës pas artikullit skandaloz: Dimal ik, Kosova e UÇK’ja s’e meritojnë këtë turp - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci kërkon shkarkimin e Bashës pas artikullit skandaloz: Dimal ik, Kosova e UÇK’ja s’e meritojnë këtë turp

    Insajderi
    27 August 2025 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më herët, Besnik Krasniqi, gazetar, në profilin e tij në Facebook, e postoi një artikull të publikuar në 2012, ku kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ‘‘po dezinformonte botën’’ duke thënë se fondet për UÇK-në vinin nga trafikantë droge.

    Rreth kësaj ka reaguar kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka kërkuar që të iniciohet shkarkimi i tij nga pozita e kryeparlamentarit.

    I pari i Drenasit ka deklaruar edhe se misioni atdhetar e human i themelimit të UÇK-së, pastërtia e organizimit, financimit dhe luftës së UÇK-së, nuk ka mundur as mund ta nxijnë Serbia, as Rusia dhe as Dimalat.

    Postimi:

    Dy dokumente që dekonspirojnë Dimal Bashën, të inicohet shkarkimi i tij!

    Misioni atdhetar e human i themelimit të UÇK-së, pastërtia e organizimit, financimit dhe luftës së UÇK-së, nuk ka mundur as mund ta nxijnë as Serbia, as Rusia as Dimalat. Këto dy dokumente, mjaftojnë për të iniciuar shkarkimin e Kryekuvendarit.

    Kosova jonë kishte dhe ka “kontribuues” si Dimal Basha, por si këto dy faqe që dëshmojnë thellësinë e gënjeshtrës, seriozitetin e mashtrimit dhe antikombtarizmit, nuk mund të gjenden nga autorë shqiptarë.

    Pres që deputetet dhe deputetët atdhetarë të merren urgjent me inicimin e shkarkimit të tij nga pozita e kryekuvendarit, për hir të qytetarëve, lirisë, gjakut të derdhur të dëshmorëve dhe martirëve të kombit. Kosova as UÇK-ja nuk e meriton këtë turp. Dimal, ik!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark