Lladrovci mban “tubim nën qiellin e hapur në Arllat, arsye prania e madhe e qytetarëve” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Lladrovci mban “tubim nën qiellin e hapur në Arllat, arsye prania e madhe e qytetarëve”

    Insajderi
    21 September 2025 - 23:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambientet e planifikuara për tubimin zgjedhor në Shkollën e Arllatit “Për Drenasin Kampion”, ku ishte i pranishëm kryetari Ramiz Lladrovci nuk u shfrytëzuan, sepse për shkak të numrit të madh të qytetarëve të pranishëm, tubimi është mbajtur nën qiellin e hapur.

    “Në Arllat, në takimin e shkëlqyer zgjedhor me qytetarët, theksova se qeverisja jonë ishte gjithëpërfshirëse, ka realizuar dhe realizon kërkesat e qytetarëve pa dallim”, ka shkruar Lladrovci.

    Postimi i Lladrovcit:

    Në Lagjen Avdyli në Dobroshec, takova qytetarët me të cilët diskutova për arritjet e qeverisjes komunale dhe sfidat që na përcollën në realizimin e prioriteteve në shërbim të mirëqenies së qytetarëve.

    Në Arllat, në takimin e shkëlqyer zgjedhor me qytetarët, theksova se qeverisja jonë ishte gjithëpërfshirëse, ka realizuar dhe realizon kërkesat e qytetarëve pa dallim, duke mirëpritur idetë për zhvillimin e mëtejmë të Drenasit, zemrën e Kosovës.

    Në takime me qytetarët, sot, isha bashkë me Donika Prenkun dhe Burim Bujupin, ku shkurt prezantuan disa nga arsyet “Për Drenasin Kampion”. Në Arllat nuk na zuri salla dhe takimin e mbajtëm nën qiellin e hapur.

    E kemi pritur që komuna jonë të bëhet mikpritëse e kërkuesve të votës që na vizitojnë vetëm për zgjedhje, kemi qenë dhe jemi bukëdhënës, me nderim i presim e përcjellim, por, më 12 tetor, qytetarët kampionë e kanë adresën me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”.

    Vazhdojmë edhe katër!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark