Lladrovci në Polluzhë: Dikush e ka logon e dikush e ka zemrën e PDK’së, vazhdojmë edhe katër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Lladrovci në Polluzhë: Dikush e ka logon e dikush e ka zemrën e PDK’së, vazhdojmë edhe katër

    Insajderi
    16 September 2025 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vazhduar fushatën në Polluzhë, ku është pritur nga një numër i madh i banorëve atje.

    ‘‘Polluzhë, më 15 shtator 2025. Faleminderit 101 herë, vazhdojmë edhe katër!’’, ka shkruar ai.

    Para qytetarëve atje, Lladrovci ka thënë se askush s’e ka bërë krenare PDK-në se sa Drenasi për 9 vite nën qeverisjen e tij.

    ‘’E keni të qartë tashmë pse ka ardhë deri të kjo që dikush e ka logon edhe dikush e ka zemrën e PDK-së. Qoftë se ka dikush në këtë vend që e ka bë më shumë krenar PDK se Drenasi për 9 vjet në krye me mu, le të del e të me tregon.  Për 26 vjet, e deri sot e kam me vazhdu, që nuk ka me pas njeri që ka punuar me përgjegjësi, transparencë  me llogaridhënie, me zbatim të ligjit edhe që ka sjellë grant përformancës’’, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark