
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vazhduar fushatën duke u takuar me qytetarët e Negrocit dhe Vuçakut.
Lladrovci ka shkruar se po punojnë në shërbim të qytetarit, duke e konsideruar nder dhe obligim.
“Me qytetarët e Negrocit dhe Vuçakut krenar, të besës, mikpritjes e përkushtimit atdhetar, bashkë me kandidatin, z. Gani Krasniqi dhe kandidatët tjerë për Kuvendin e Komunës, mbajtëm tubim zgjedhor ku theksuam disa nga 101 arsyet “Për Drenasin Kampion”. Diskutimi i ngrohtë, i sinqertë dhe i hapur me qytetarët e pranishëm, bëri të dukshëm motivin pse duhet të votohet numri 101, pse kjo votë është për qeverisjen e shkëlqyer me qytetarët kampionë”, shkroi ai.
Tutje, ai tha se shkolla si vendtakim ishte i vogël sepse erdhën shumë qytetarë për ta takuar.
“Ne punojmë dhe jemi në shërbim të qytetarit, duke e konsideruar nder dhe obligim, sfidë dhe përpjekje të pandalshme për jetë më të mirë për të gjithë. Ne ndodhemi në zemrën e Kosovës, të dëshmuar me punë për të mirën e qytetarëve tanë, prandaj edhe vendtakimi ynë i zakonshëm në Shkollë me qytetarët, ishte i vogël për të gjithë të interesuarit që erdhën në tubim.Faleminderit 101 herë, vazhdojmë edhe katër!