Lladrovci: Nuk më duhen votat e VV-së, unë nuk shkoj atje – unë jam PDK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci: Nuk më duhen votat e VV-së, unë nuk shkoj atje – unë jam PDK

    Insajderi
    06 October 2025 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Drenasit që garon edhe për një mandat, Ramiz Lladrovci, ka thënë se ka përpjekje propagandistike për ta lidhur atë me Lëvizjen Vetëvendosje.

    AI ka thënë se asnjë votë nuk e do për këtë, sepse shton se ai me zemër është në PDK.

    Lladrovci në “Debat Plus”, ka thënë se ia ka rritur vlerën PDK-së duke dalë gjashtë herë si kryetari më i mirë, e njëherë në vendin e tretë.

    “Tash po më thonë jam i Vetëvendosjes, publikisht kam thënë, edhe sot po them. Asnjë votë nuk e du të tyre, sepse nuk shkoj në Vetëvendosje. Unë jam në PDK, e kam në zemër ia kam rritur vlerat sepse jam zgjedhur 7 herë më i miri në Kosovë, 6 herë i pari njëherë i treti, cili kryetar nga PDK është shpallur në top pesëshe”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark