×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci: PDK është gati për fitoren e madhe në Drenas, disa duan të bartin një barrë që nuk mund ta mbajnë

    Insajderi
    15 September 2024 - 19:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur besimin e tij se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është “gati për fitoren e madhe” në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

    Lladrovci ka theksuar se për fitoren e PDK-së në Drenas, ashtu si në zgjedhjet lokale, do të prijë kryetari i PDK-së, i cili, sipas tij, “nuk njeh humbje as disfata”.

    Lladrovci ka kritikuar disa individë që, sipas tij, duan të bartin një barrë që nuk janë në gjendje ta mbajnë. Ai ka thënë se PDK në Drenas ka tërë kapacitetin për të udhëhequr fushatën dhe për të siguruar një bastion për fitoren e madhe në zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij, qytetarët e Drenasit e kanë parë në veprim qeverisjen aktuale dhe ndryshimi i saj është i pashmangshëm.

    Në postimin e tij, Lladrovci ka bërë thirrje për angazhim të të gjithëve, pa dallim partie, duke theksuar se PDK është e hapur për bashkëpunim. Ai ka theksuar se Dega e PDK-së është e gatshme të udhëheqë fushatën dhe ka bërë thirrje për mbështetje të pakursyer për fitoren e Bedri Hamzës si kryeministër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark