Lladrovci: Pritje e jashtëzakonshme në Baicë, fryma e fitores gjatë këtyre ditëve të takimeve parazgjedhore ishte gjithandej - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Lladrovci: Pritje e jashtëzakonshme në Baicë, fryma e fitores gjatë këtyre ditëve të takimeve parazgjedhore ishte gjithandej

    Insajderi
    12 September 2025 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka qëndruar në Baicë ku u prit nga një numër i madh i qytetarëve.

    Ai në përmbylljen e takimeve parazgjedhore, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen e madhe në këto tubime.

    “Fryma e fitores gjatë këtyre ditëve të takimeve parazgjedhore ishte gjithandej e pranishme, prandaj fitorja ishte dhe mbetet fjala e qytetarëve dhe kandidatëve për Kuvendin e Komunës “Për Drenasin Kampion”, ka shkruar Lladrovci.

    Postimi i plotë i tij:

    Pritje e jashtëzakonshme në Baicë dhe te Cake House te Hast, ku bashkëbisedimi parazgjedhor me qytetarët është dëshmi se numri 101 është “Për Drenasin Kampion”.

    Fryma e fitores gjatë këtyre ditëve të takimeve parazgjedhore ishte gjithandej e pranishme, prandaj fitorja ishte dhe mbetet fjala e qytetarëve dhe kandidatëve për Kuvendin e Komunës “Për Drenasin Kampion”.

    Falënderoj qindra e mijëra qytetarë të komunës së Drenasit për takimet, mikpritjen, për bashkëbisedimet dhe prioritetet e deklaruara në këto takime.

    Qeverisja e mirë në Drenas, nuk pengohet, vazhdojmë, +4!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark