Sot ka nisur gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli dhe deputetit të LVV-së Rexhep Selimi.
Në lidhje me këtë ka reaguar kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka thënë se “Prokuroia është duke akuzuar çlirimtarët e jo kriminelët”.
“Kur Gjykata e Hagës risjell kujtimet e trishtueshme, më 3 prill 2023. Më 3 prill 1999, është vrarë Fehmi Bajraktari nga fshati Kishnarekë që shihet në pamjet ku flet Jakup Krasniqi (në krahun e tij të majtë), me rastin e shënimit të festës së 28 nëntorit të vitit 1998 në fshatin Divjakë. Paradoksi i kësaj Prokurorie është se po akuzon çlirimtarin e jo kriminelët që e vranë qytetarin duarthatë nga fotografia e publikuar si “dëshmi””, ka shkruajtuar Lladrovci në profilin e tij në Insagram.
Ai gjithashtu ka kërkuar drejtësi për të paraburgosurit.
“Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale ishte regjimi gjenocidal i Serbisë, për gati 100 vjet, jo çlirimtarët! Drejtësi për çlirimtarët!”, ka shtuar ai./Insajderi