Lladrovci: Rexhep Selimi kërkoi vrasjen 10 ushtarëve të UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci: Rexhep Selimi kërkoi vrasjen 10 ushtarëve të UÇK-së

    Insajderi
    01 March 2016 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Megjithëse i drejtohet me fjalën mik, Ramiz Lladrovci, ambasador i Kosovës në Shqipëri, nuk e ka kursyer me akuza të rënda Rexhep Selimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Ai e akuzon atë se ka kërkuar nga komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, të vriten 10 ushtarë.

    “A nuk i kërkuat Adem Jasharit se ai Grup, i përbërë prej 10 vetash, duhej luftuar e vrarë kudo që të ndeshej?  Dua të të freskoj kujtesën se nga ai grup, i majit të vitit 1997, që ti nuk e doje në Kosovë, por edhe për informimin real të qytetarëve, pesë prej tyre, Ilaz Kodra, Luan Haradinaj, Abedin Rexha, Xheva Krasniqi-Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci, janë heroj të Kosovës,” ka shkruar ndër të tjerash Lladrovci në llogarëin e tij në Facebook.

    Reagimi i Lladrovcit është si kundërpërgjigje e deklarimeve të Rexhep Selimit, që sipas të cilit, familja Jashari nuk e do Hashim Thaçin.

    Për më tepër, mbrëmë në emisionin Interaktiv të KTV-së, Selimi po ashtu tha se “Hashim Thaci nuk e ka takuar Adem Jasharin që nga viti 1992 dhe as që kanë folur.”

    Në mënyrë indirekte, Lladrovci e akuzon Selimin edhe për organizimin e një pritje ku janë sulmuar disa ushtëarë të UCK-së, përfshirë edhe vetë Lladrovcin.

    “Rexhë, një herë të vetme e more vesh se jemi nisur për në Kosovë, dhjetë shokë, dhe ramë në pritën e ushtrisë serbe (6 majin e 1997)”, ka thënë ai.

    Lladrovci pretendon se ka një incizim ku dëgjohet Adem Jashari duke thënë se Rexhep Selimi e ka tradhtuar atë.

    “Është koha të kthjellohesh Rexhë, që të mos turpërohesh më tej, duke kërkuar të të nxjerrë mesazhin e komandantit tonë të përgjithshëm, Adem Jasharit, për të ia vërtetuar qytetarëve, pikërisht atë që kam thënë në reagimin tim, ditën kur Ti, sulmove turpshëm zotin Hashim Thaçi, duke përdorur emrin e Adem Jasharit dhe të familjes së tij”, ka thënë Lladrovci.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark