Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, njofton se bashkë me familjen ka votuar në Shqipëri.
Lladrovci thotë se kanë votuar për shqiptarët, për vlerat e demokracisë e perspektivën.
“Po, votuam, është votë për Shqipërinë, për shqiptarët, për vlerat më të mira të demokracisë, respektimin e ligjit, për perspektivën e saj brenda kombeve më të përparuara. Gëzuar”, ka shkruar Lladrovci në Facebook, krahas fotos së publikuar.