Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramiz Lladrovci, pasi hodhi votën në kutinë e votimit bashkë më gruan dhe nënën, tha se, këtë të drejtë duhet ta shfrytëzojnë të gjithë qytetarët e Drenasit.
“Unë dhe familja ime, bashkë edhe me nënën, sapo e shfrytëzuam të drejtën për të votuar. Këtë të drejtë duhet ta shfrytëzojnë të gjithë qytetarët e Drenasit, sepse duke votuar japim kontributin tonë për të ardhmen dhe perspektivën tonë të përbashkët”, ka shkruar Lladrovci në facebook.
“Me mbarëvajtjen e deritashme, Drenasi po dëshmon se demokracinë dhe parimet i ka kulturë politike”, ka shkruar ai.
Ramiz Lladrovci la pozitën e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shqipëri, për t’iu bindur besimit të partisë, e cila vendosi ta nominojë si kandidat për kryetar të Drenasit./Insajderi.com