Pas deblakit 6-0 javën e kaluar në Danimarkë, Llapi sot ka barazuar me Brondbyn, në ndeshjen kthyese të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, ishte i barabartë 2-2.
Llapi pati një paraqitje dukshem më të mirë se ndeshjen e parë, duke kaluar edhe e para në epërsi, me golin e Elvir Gashijanit, në minutën e 42-të. Me rezultat 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë.
Skuadra daneze u rikthye në lojë me golin e Emmanuel Yeboah, i cili barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 53-të.
Tetë minuta më vonë, Ohi Omoijuanfo shënoi golin e epërsisë për Brondbyn, duke u treguar i skat nga penalltia.
Nuk vonoi shumë dhe në skenë doli përsëri talenti 17-vjeçar, Elvir Gashjani, i cili pas një gjuajtje të fuqishme, portieri Thomas Mikkelsen, shënoi autogol në minutën e 66-të.
Llapi kësisoj eliminohet nga garat evropiane, me rezultat të përgjithshëm 8-2.