Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 30-të në Superligën e Kosovës.
Llapi u kthye te fitorja duke triumfuar me shumë vështirësi ndaj Fushë Kosovës.
Ndeshja e luajtur në stadiumin “Zahir Pajaziti” përfundoi me rezultatin 1:0.
Golin e fitores për llapjanët e realizoi Ilir Krasniqi (90+2’), teksa vlen të theksohet se paraprakisht humbi një penallti Muhamet Hyseni.
Llapi pas kësaj fitore ka 58 pikë dhe tani renditet i dyti në tabelë, me dy pikë më pak se lideri, Ballkani, dhe me pikë të njëjta me Dritën, që mban pozitën e tretë.
Fushë Kosova mbetet në pozitën e parafundit (9) me 20 pikë të grumbulluara.
Te fitorja sot u rikthye edhe Prishtina, duke triumfuar minimalisht ndaj Malishevës në “Liman Gegaj”.
Hasan Hyseni (68’) realizoi golin e fitores për prishtinasit.
Vlen të theksohet se vendasit luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 71-të, kur nga loja me karton të kuq u përjashtua Rilind Haziraj.
Prishtina pas kësaj fitore ka 43 pikë në pozitën e pestë, kurse Malisheva mbetet e katërta me 52 pikë.