Llugaxhia e Glauk Konjufcës të VV-së ka shprehur mbështetje të fortë për kandidatin e LDK-së, Ardian Olluri.
Mbrëmë ai përmendi angazhimin e kësaj zone për ndryshimin e madh të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Në këtë ngjarje, bëri me dije ai se u shpalosën qëllimet dhe prioritetet e LDK-së, të cilat përfshijnë zhvillimin ekonomik, përmirësimin e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe forcimin e partneriteteve ndërkombëtare.
“Sonte, edhe Llugaxhia dëshmoi përkrahjen e saj të fuqishme për vizionin transformues të LDK-së, që fokusohet në zhvillim ekonomik, përmirësim të arsimit dhe shëndetësisë, si dhe forcimin e partneritetit ndërkombëtar”, shkroi ai.
“Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe për besimin në vizionin tonë!”