"Llune" dënohet me pesë vite burg, Pantiq me dy- Gjykata merr vendim për të akuzuarit për sulm ndaj objekteve të KKZ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Llune” dënohet me pesë vite burg, Pantiq me dy- Gjykata merr vendim për të akuzuarit për sulm ndaj objekteve të KKZ

    Insajderi
    28 July 2025 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar tre të dyshuar për sulm ndaj objekteve të Kuvendit Komunal Zgjedhor (KKZ) në veri të vendit.

    Millun Millenkoviq, i njohur me nofkën Lluine, është dënuar me pesë vite burgim, sikurse edhe Aleksandar Vlajiq.

    Ndërkaq, Dejan Pantiq është dënuar me dy vite burgim.

    Lidhur me këtë kanë reaguar nga Prokuroria Speciale, ku kanë thënë se mirëpresin aktvendimin e gjykatës.

    “Megjithatë, ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë dhe dërgon një mesazh se aktet e dhunës dhe kërcënimet ndaj institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës nuk do të tolerohen”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark